Categories Lajme

Kotelja bie në lumin Osum, turistët e huaj lajmërojnë menjëherë zjarrfikësen

Mbrëmjen e sotme një kotele e vogël ka rënë në lumin Osum. Rënia e maces së vogël dhe të qarat e saj kanë alarmuar turistët e huaj që ishin duke shëtitur mbi Urën e Varur në Berat, të cilët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.

Forcat zjarrfikëse kanë zbritur shkallët e ndihmës së shpejtë në lumë dhe njëri prej tyre është futur në thellësinë e lumit për të shpëtuar kotelen që kishte ngecur në një parvaz të murin anësor të rrugës së lumit.

Kotelja e vogël është nxjerrë lart e gjallë nga efektivi zjarrfikës dhe veprimi i tij është përshëndetur e duartrokitur nga turistët e qytetarët beratas, që e ndoqën nga afër këtë akt shpëtimi në të dyja brigjet e lumit. Efektivi zjarrfikës ka deklaruar se macen e shpëtuar që ishte një kafshë e braktisur do ta rrisin brenda Repartit Zjarrfikës të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME