Categories Lajme

KQZ jep garanci për votimin elektronik, Celibashi: Procesi është 100% i sigurt

Në përgjigje të shqetësimit të presidentit Meta për mundësinë e manipulimit të votës në njësinë 10, Komisioneri Shtetëror shprehet se procesi është 100% i sigurt dhe nuk ka asnjë mundësi për transformim të rezultatit të votës së 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror, Ilirian Celibashi, garanton që teknologjia në zgjedhje do të jetë e sigurt dhe do të ndihmojë që procesi të jetë demokratik. Pas dyshimeve të hedhura nga Presidenti i Republikës për votimin elektronik në njësinë 10, Celibashi kërkon të qetësojë partitë politike dhe qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për manipulim.

“Ajo që mund të them me siguri në lidhje me procesin zgjedhor që do zhvillohet në njësinë 10 ku do votohet nëpërmjet elektronikes, procesi është 100% i sigurt dhe nuk ka shans që edhe dikush tjetër në mënyrë jo institucionale të manipulojë atë proces.” KQZ po përgatitet ende anën teknike se si votuesit e njësisë 10 do të votojnë elektronikish, por nga drafti paraprak rezulton se do të ketë disa ndryshime nga votimit me fletë.

“Procedurat e votimit janë 100% të sigurta, siguria dhe integriteti i votës është i sigurt dhe rezultati do të reflektojë 100% vullnetin e zgjedhësve. Në tërësi edhe në aspektin organizativ të zhvillimit të zgjedhjeve, ashtu sikurse edhe njësitë e tjera zgjedhore, ofron gjithë procesi i përgatitur siguri të plotë për mos cenim të integritetit të votës.”

8 ditë para zgjedhjeve, KQZ ka bërë edhe testimin gjeneral të 60 pajisjeve, që do të bëjën të mundur identifikimin elektronik, me të dhënat e rreth 500 zgjedhësve të disa QV të përzgjedhura rastësisht. Identifikimi elektronik synon të shmangë manipulimin dhe votimin e shumëfishtë në zgjedhjet e 25 prillit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME