Categories Lajme

KQZ nuk regjistroi grupin e Alibeajt në zgjedhje, Indrit Sefa: Të gjitha veprimet e komisionerit janë politike, nuk i shërbejnë procesit

Indrit Sefa ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin e KQZ të bërë publik pak më parë.

“Komisioneri për më shumë se 8 ditë mban pezull shqyrtimin e kërkesës së PD, ka shtyrë afatet qëllimisht. Për të ndikuar drejtpërdrejt. Një pjesë e politikës janë 30 vite që qeverisin bashkë dhe komisioneri është produkt i asaj politike, ai e di mirë kujt I shërben.

Komisioneri i la vetes dhe PD 48 orë kohë për të plotësuar të metat, iu bë e qartë nga ne se nuk kishte asnjë problematikë. Në atë moment ai kishte detyrim të mblidhte publikisht dhe të kishte vendimmarrje.

I thashë komisionerit në mënyrë të përsëritur që kërkesat e vendimmarrjet të veçoheshin. Ndërsa ai në mënyrë të çuditshme i bashkoi dy ankesa.

Të gjitha veprimet e komisionerit janë politike që nuk i shërbejnë procesit”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME