Categories Lajme

KQZ shqiptare i jep borxh Kosovës kamerat e vëzhgimit, për zgjedhjet e 17 Tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për huazimin e 50 kamerave që do të përdoren në zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë. Në njoftimin e KQZ-së bëhet me dije se këto kamera do të përdoren në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke përfshirë edhe numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë.

“Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi bëhet e mundur huazimi i 50 kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë, të cilat do të përdoren gjatë proceseve të ndryshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë si dhe gjatë rinumërimit eventual të vendvotimeve”, thuhet në njoftim. Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, kamerat janë përdorur në të gjitha qendrat e votimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME