Categories Lajme

KQZ u jep 72 orë subjekteve për heqjen e materialeve të palejuara propagandistike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpalli sot vendimet për shqyrtimet administrative të denoncimeve të Koalicionit për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, të Organizatës “Qëndresa Qytetare” dhe të Partisë Demokratike.

KSHZ vendosi: T’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative ndaj Sekretarit të Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë dhe pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kopshteve dhe Çerdheve, Bashkia Tiranë.

KZH vendosi po ashtu pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Fier, Sekretar i Këshillit të Bashkisë Fier dhe Kryetarit të komanduar të Bashkisë Tiranë.

U vendos dhënia e autorizimit KZAZ-së nr. 74 për krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit të Posaçme pranë burgut të Drenovës, Korçë dhe KZAZ-së nr. 23 për krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit të Posaçme në burgun e Durrësit.

U vlerësuan edhe raportet e monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën e monitorimit 31 mars – 6 prill 2025. Për këtë periudhë janë dorëzuar gjithsej 96 raporte monitorimi dhe janë evidentuar 77 aktivitete nga partitë politike dhe 8 zyra zgjedhore të hapura për zhvillimin e aktiviteteve përgatitore të fushatës zgjedhore. Monitoruesit kanë dorëzuar 8 raporte shkeljesh nga subjektet zgjedhore për vendosje të materialeve propagandistike në shkelje me dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi ndërsa 1 shkelje është denoncuar nga Partia Demokratike. Komisioneri i’u dha 72 orë kohë subjekteve zgjedhore për heqjen e këtyre materialeve propagandistike.

U vlerësua raporti mbi veprimtaritë publike për periudhën 30 mars – 5 prill 2025 dhe u vendos fillimi i shqyrtimit administrativ ndaj bashkive Peqin dhe Has.

Gjithashtu, në përfundim të shqyrtimit administrative të denoncimeve të Partisë Demokratike u vendos pushimi hetimit administrative ndaj Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit të Bashkisë Klos dhe ndaj Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Në seancën e sotme u miratuan edhe rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboarde dhe city lights në mënyrë të barabartë për të gjitha subjektet zgjedhore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME