Categories Lajme

Krahas Genc Rulit, rikthehet me detyrë në PD edhe Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj do të jetë një nga anëtarët e komisionit përzgjedhjes te kandidaturave për deputetë në PD. Burime nga selia e demokrateve bëjnë me dije për abcnews.al se veç Genc Rulit qe u lançua pak ditë me pare ne media si një tjetër pjesëtar i këtij komisioni, edhe ish ministri i jashtëm do ti bashkohet grupit te personaliteteve qe do përzgjedhin mes kandidaturave qe kane propozuar strukturat e bazës së demokrateve. Ndërkohë korriku i nxehtë dhe me zhvillimet e tjera politike nuk e kanë ndalur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Abcnews.al mëson se faza e parë e procesit ku janë përfshire mijëra anëtarë të PD është përmbyllur plotësisht në 85% të degëve, duke përfshirë edhe degët me numër të lartë të anëtarëve si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, Lezha, etj Burime thonë se janë propozuar një numri i madh kandidatesh ku mes tyre ka edhe personalitete nga jashtë strukturës së partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Kjo procedure do te vijoje me verifikimin e kandidateve  të propozuar qe do të behet nga Komisioni i Verifikimit te Kandidaturave që do të ngrihet se shpejti. Përzgjedhja e kandidaturave do të vazhdojë gjatë muajit gusht, krahas përgatitjeve për programin dhe organizimin zgjedhor të PD. Prej javësh partia më e madhe e opozitës ka ndezur motorët e fushatës ku për herë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri propozimin dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputet bëhet nga anëtarësia e partisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME