Categories Lajme

Kremtimi i 6 janarit në Vlorë, Epifania,festa fetare e simbolizuar me hedhjen e kryqit në det

Në Vlorë vetëm një person është hedhur në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulta për gjetjen e kryqit të shenjtë. Në një ditë ku temperaturat kanë qënë mjaftueshëm të ulta ,rituali i ditës së Epifanisë që përfundon me hedhjen e kryqit të shenjtë në det,është ndjekur nga dhjetra persona dhe besimtarë.

Klodjan Shani ,ka qënë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujrat e ftohta të detit.Ceremonia e startuar me ritualin fetar të kësaj dite të shenjtë dhe përfunduar me hedhjen e kryqit në det,ndërsa nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së “Shën Theodorit në Vlorë, At Konstandin Prifti i cili ju ka bërë thirrje besimtarve për të qënë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla.Mjaft i lumtur është shprehur edhe personi që kapi kryqin, Klodjan Shani ,për të cilin është hera e parë dhe ja dedikon të gjithë besimtarëve Orthodosk të cilët festojnë këtë ditë të shenjtë.

Një ditë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë në Vlorë, Epifania, dita e ujit të bekuar, një ceremoni e ndjekur nga dhjetra besimtarë dhe qytetarë vlonjate. Ka startuar pranë kidhes ortodokse “Shën Theodori” në Vlorë, me meshën e organizuar për të përfunduar pikërisht me hedhjen e kryqit ne det.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME