Categories Lajme

Kremtimi i 6 janarit në Vlorë,epifania,festa fetare e simbolizuar me hedhjen e kryqit në det

Kremtimi i 6 janarit në Vlorë,epifania,festa fetare e simbolizuar me hedhjen e kryqit në det. Në Vlorë kater te rinj jane hedhur në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulta për gjetjen e kryqit të shenjtë.

Në një ditë ku temperaturat kanë qënë të larta rituali i ditës së epifanisë që përfundon me hedhjen e kryqit të shenjtë në det,është ndjekur nga dhjetra persona dhe besimtarë. Athanas Davidhi ,ka qënë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujrat e ftohta të detit.

Ceremoni e startuar me ritualin fetar të kesaj dite të shenjtë dhe përfunduar me hedhjen e kryqit në det,ndërsa nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së “Shën Theodorit në Vlorë, At Konstandin Prifti i cili ju ka bërë thirrje besimtarve për të qënë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla.

Mjaft i lumtur është shprehur edhe personi që kapi kryqin, Athanas Davidhi 19 vjec nga Fieri ,për të cilin është hera e shtate dhe ja dedikon të gjithë besimtarëve Orthodosk të cilët festojnë këtë ditë të shenjtë.

Një ditë e vecantë për të gjithë besimtraët e krishterë në Vlorë, epifania, dita e ujit të bekuar, një ceremoni e ndjekur nga dhjetra besimtarë dhe qytetarë vlonjate. Ka startuar pranë kidhes ortodokse “Shën Theodori” në Vlorë, me meshën e organizuar për të përfunduar pikërisht me hedhjen e kryqit ne det.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME