Siç u bë e ditur mbrëmë, Mc Kresha i jep fund sonte beqarisë. Reperi i njohur do e kurorëzojë dashurinë me një rreth të ngushtë të familjarëve dhe miqve në një prej restoranteve të kryeqytetit.
Ndonëse u mendua një event tejet hermetik nga syri i publikut, Prive.al ka siguruar një fotografi të nuses përpara nisjes së dasmës. Me një fustan në model dhe prerje aspak tradicionale, Erzina shkëlqen në ditën më të rëndësishme të saj.