Categories Lajme

Krijimi i SPAK/ Dynden denoncimet nga qytetarët, ja çështjet e ndjeshme

Që prej ditës së djeshme prokurorët e SPAK kanë nisur punën, pasi u prezantua edhe Kryeprokurori Arben Kraja. Qytetarët kanë nisur gjithashtu të dorëzojnë kallëzimet e para.

Kallëzuan në SPAK:

Arben Myzeqari

Vilson Çobani

Faslli Marku

Bujar Mysli

Bardhyl Ibro

Nisma Thurje

Pritshmëritë për Prokurorinë e Posaçme SPAK janë të larta, dhe qytetarët po e shprehin këtë gjë me denoncime të cilat kanë filluar ti depozitojnë pranë zyrave të prokurorisë anti korrupsion dhe antikrimit të organizuar. Disa qytetarë kanë dorëzuar kallëzime sa i takon çështjes së pronave. Të tjerë kërkojnë hetime për prokurorë dhe gjyqtarët dhe të tjerë kërkojnë ende drejtësinë e pagjetur.

Arben Myzeqari është njëri nga denoncuesit që ka shpresë tek SPAK . Ai kërkon hetime për një varg akuzash por në vetvete lidhen me një pronë shtetërore  në Fier me sipërfaqe 460 metra katrorë.

Myzeqari: Kam kallëzuar për veprën “organizatë kriminale”, kam kallëzuar kundërshtarin tim që kam prej 8 vite e gjysmë që luftojmë me të dhe prokurorë dhe gjyqtarë pasi nuk kemi të bëjmë thjeshtë me krimin e vjedhjes së pasurisë private, por më shumë unë tani do të luftoj për pronë shtetërore.”

Myzeqari ka testuar më herët disa prokurori e tashmë mendon që çështjen e tij mund ta zgjidhe vetëm SPAK.

Anila: Pse ke pritshmëri nga SPAK-u?

Unë kam pritshmëri nga SPAK, sepse është i vetmi institucion i cili do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm te Amerika kam shpresë dhe mundësisht ti shisja të gjitha dhe të ikja.

Anila: Të kanë lodhur?

Jashtë mase (me lot në sy), më kanë lodhur dhe padrejtësisht. Sepse thonë që e drejta e vonuar është e mohuar, mua më është mohuar e drejta. Unë tani nuk kërkoj më drejtësi, unë kërkoj vetëm zbardhjen e të vërtetës.

Sikurse 55 vjeçari , kallëzime dorëzuan gjatë ditës edhe qytetarë të tjerë, mes tyre Vilson Çobani i cili  prej vitesh ankohet në të gjitha gjykatat për gjyqtarët e prokurorët, ndërsa përmes avokatit të tij dorëzoi kallëzim penal edhe Arber Çekaj i cili pretendon se i kanë falsifikuar te dhënat e hyrje daljeve nga sistemi tims.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME