Categories Lajme

Krijohet për herë të parë sistemi i manaxhimit të informacionit në rrjetin penitenciar/ Gjonaj: Kontroll në kohë reale

Ministria e Drejtësisë ka krijuar për herë të parë Sistemin e Menaxhimit të Informacionit në Rrjetin Penitenciar (MISP), i cili do të shërbejë për të menaxhuar të gjitha të dhënat e personave të paraburgosur dhe burgosur, që nga momenti i pranimit në IEVP deri në lirimin e tij. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se, “qëllimi i sistemit është njohja e gjendjes së të dënuarve dhe të çdo informacioni tjetër në mënyrë të plotë dhe në kohë reale në gjithë vendin”.

Gjonaj theksoi se, “të gjitha IEVP-të janë të kontrolluara në kohë reale nga DPB dhe MD, gjë e cila bën të mundur monitorimin jo vetëm të transferimeve, kushtet e trajtimit dhe problematikat e çdo të dënuari brenda IEVP-së, por dhe stafin në plotësimin e detyrave të tij”. Sipas ministres Gjonaj, “me anë të këtij sistemi u bë e mundur që të kemi një databazë të plotë për rreth 4983 të burgosur aktualisht”. “Në këtë sistem gjendet informacion për rreth 53000 të burgosurit nga viti 1947 deri në 2020”, theksoi Gjonaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME