Categories Lajme

Krimet e komunizmit, identifikohen dy viktimat e para në Ballsh dhe Dajt

Eshtrat e dy viktimave të regjimit komunist janë identifikuar dhe së shpejti do tu kthehen familjarëve. Gjetja e tyre është bërë në Dajt dhe Ballsh ndërsa identifikimi u krye nëpërmjet analizave të ADN-së. Zyrtarisht familjet e gjashtë mijë personave presin përgjigje, pasi në Shqipëri janë 37 vendvarrime që mund të sjellin identifikime të reja. 

Aplikimi i analizave të ADN-së ka identifikuar eshtrat e dy viktimave të sistemit komunist të cilat së shpejti do tu kthehen familjarëve.

Identifikimi është bërë në zonën e Dajtit dhe Ballshit nga Komisioni Ndërkombëtar për të Zhdukurit, ndërsa këto dy raste konsiderohen si të parat që i hapin rrugën zbatimit të kësaj teknike edhe në identifikimin e viktimave të tjera.

Drejtori i ICMP: “Në Republikën e Shqipërisë vetëm së fundi janë dorëzuar raporte identifikimi të këtyre viktimave gjë që do tu bëjë të mundur autoriteteve që të identifikojnë në mënyrë të saktë dy persona të zhdukur nga epoka e komunizmit dhe të kthejnë eshtrat e tyre familjeve për të kryer një varrim me dinjitet”.

Autoritetet thonë se edhe 20 raste të tjera janë në proces identifikimi pasi kanë dalë përgjigjet e ADN-së.

Ndërkohë zyrtarisht familjet e gjashtë mijë personave presin përgjigje për të afërmit e humbur gjatë regjimit komunist.

Zv/ministrja e brendshme, Rovena Voda tha se në Shqipëri janë 37 vendvarrime masive që mund të sjellin identifikimin e viktimave.

Voda: Një numër që për momentin mund të duket rezultat modest, por në fakt një rezultat shumë i prekshëm që do ti hapë rrugë një procesi gjithëpërfshirës në rang vendi.

Zv/ambasadorja e BE-së tha se rezultatet e para të kërkimeve kanë rikthyer shpresën tek familjarët, por ajo u bëri thirrje prokurorëve që të paraqesin në gjykata kërkesat pas verifikime lidhur me të humburit e kohës së komunizmit.

Deri tani  më shumë se 2 mijë raste janë gjetur nga kërkimet që kanë bërë vetë familjarët e të ekzekutuarve pas gjyqeve politike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME