Categories Lajme

Gruaja e dalloi grabitësin shqiptar nga fotoja, ja gjyqi interesant që po zhvillohet në Itali

Një gjyq interesant u zhvillua këto ditë në Itali, ku në qendër ishte edhe një shqiptar.

Altin Marku, është pikasur si grabitës nga pronarja e një banese, nëpërmjet albumit fotografik që i ka vënë përpara policia.

Por Gjykata nuk është bindur se grabitësi është Altin Marku, edhe pse pronarja e banesës ku ndodhi grabitja, përzgjodhi pikërisht shqiptarin midis tre sozive që iu vendosën përballë.

Gjykata i kërkoi Prokurorisë të sjellë edhe disa persona të tjerë të ngjashëm, duke e shtyrë gjyqin e radhës për në muajin maj.

Gruaja e dalloi Altin Markun nëpërmjet një fotoje të disa viteve më parë që iu vendos përballë nga policia.

Ngjarja për të cilin dyshohet shqiptari 37 vjeçar ka ndodhur në vitin 2017 në krahinën e Lombardias.

Gruaja u fut në shtëpi në mënyrë surprizuese për grabitësit të cilët mundën të vidhnin dy orë Rolex dhe  dy palë këpucë që kushtonin 600 euro.

Gruaja mundi ta shquajë një nga grabitësit, më pas edhe nëpërmjet një albumi fotografik, një provë të cilën mbrojtja ka kërkuar të rrëzohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME