Categories Lajme

Elena Kocaqi thirrje Ramës: Greqisë nuk mundet vetëm t’i japim, qeveria të kërkojë pronat e çamëve

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi të martën një takim me homologun e tij grek Kyriakos Micotaqis, në të cilin u fol për kërkesat e Greqisë por asnjë fjalë për çështjet shqiptare.

Historiania, Elena Kocaqi, e ftuar në RTV Ora thotë se është e papranueshme sesi kryeministri shqiptar dhe qeveria shqiptare nuk ka një plan për të zgjidhur një problem historik një shekullor me fqinjin tonë jugor.

Kocaqi:Nuk arrij ta kuptoj dot këtë. Edhe një kontratë vasaliteti ka interesa të përbashkëta. Të dyla palët lënë dhe marrin. Ndërsa në marrëdhëniet që krijojmë ne me Greqinë ata vetëm kërkojnë dhe ne vetëm japim. Çfarë i kushton kryeministrit tonë apo qeverive tona që të bëjnë pikat për të zgjidhur problemin, se ky është problem historik një shekullor. Kur ajo kërkon këtu census, një minoritet që nuk ekziston, kërkon minoritet vend e pa vend. Kërkon varreza me ushtarë që të krijojë incidente vit për vit. Ajo kërkon census me vetëdeklarim që të rrisë në mënyrë artificiale numrin e popullësisë dhe nga ana tjetër kërkon dhe çështjet e pronave.

Jemi dakord. Vimë te çështjet tona. Shteti shqiptar duhet të kishte kërkuar me vetëdeklarim të regjistrohet dhe popullësia e Greqisë, arvanitët, çamët ortodoksë, maqedonasit ortodoks shqiptarë, shqiptarët e Shqipërisë që kanë marrë shtetësinë greke. Ata kërkojnë pronat, edhe ne të kërkojmë pronat e çamëve, madje me dëmshpërblimn se i kanë mbajtur 50 vjet, madje edhe me dëmshpëblimin e personave që kanë humbur jetën në masakrat që janë kryer dhe nuk kanë kërkuar as falje. Nëse Greqia kërkon varreza këtu, edhe çamët kërkojnë varreza atje. Edhe të drejta për arvanitët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME