Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë të shtunë (18 Maj) në Vlorë.
Viktima humbi jetën pak ditë më parë në Greqi pasi u godit me thikë mbi 10 herë nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj në Medini të Greqisë në orët e para të mëngjesit të së enjtes (16 Maj), i cili tashme tashmë arrestuar nga policia.
Mësohet viktima dhe vrasësi i saj ishin martuar kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe dhe më pas janë zhvendosur për të jetuar në Greqi, ku edhe ndodhi ngjarja tragjike.
Jashtë kamerave i vëllai i saj u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë dhe plagë e madhe për familjen.
Ndërsa të afërm të viktimës kanë pranuar se çifti kishin patur konflikte te herëpashershme.
Mes dhimbjes ata kërkuar drejtësi dhe që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Enkelejda Danaj (Limaj) është përcjellë ditën e sotme (18 Maj) për në banesën e fundit në qytetin e Vlorës nga fëmijët, familjarë dhe të afërm të saj, dy ditë pasi u masakrua me thikë nga bashkëshorti, Eduart Danaj në Menidi të Greqisë.
Të afërm të viktimës janë shprehur se çifti kanë pasur probleme në Greqi, por 40-vjeçarja sakrifikoi jetën për dy fëmijët e saj.
“Kanë jetuar jashtë, problemet i kanë hequr familja, i ati dhe e ëma. Kanë pasur probleme, siç thonë këta, por sakrifikoi për hatër të fëmijëve, sa dha edhe jetën”, tha një prej tyre.
“Gjendje më e rëndë se kjo nuk ka ku shkon më. Kanë vite që jetojnë jashtë, e kemi shok, koleg, e di që në kohën që është lidhur me të. I bëri dokumente, e mori atje. Ndodhi kjo që ndodhi”, u shpreh një tjetër.
50-vjeçari goditi mbi 10 herë viktimën në orët e para të së enjtes (16 Maj) në një rrugë kryesore në Menidi.
Eduart Danaj siç ka pranuar në polici, e ka ditur itinerarin e 40-vjeçares dhe shihet duke ecuar pranë banesës së saj duke kaluar nga e majta në të djathtë, pastaj kthehet sërish mbrasht.
Në atë moment i del para bashkëshortes Enkelejda Danaj dhe kur ajo e sheh ndalon në rrugë.
50-vjeçari iu afrua asaj dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Eduart Danaj shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli, diçka që e bënte edhe kur jetonte me viktimën.
Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Eduart Danaj u gjet nga efektivët grekë gjatë një patrullimi dhe e prangosën.