Categories Lajme

Krisja me LSI, Basha ul ”gjakërat”: Ftojmë të gjitha partitë të përballen me regjimin

Pas krisjes dhe prishjes që aleancës me LSI-në, kreu i PD Lulzim Basha bën hapa pas, pasi thotë se të gjitha partitë dhe aktorët publik që janë kundër qeverisë, janë të ftuar për t’iu bashkuar PD-së në frontin opozitar. ”Ne do të bëjmë gjithçka që në këtë betejë ta gjejnë veten të gjitha forcat politike pa paragjykim, të cilat janë përballë regjimit me shqiptarët kundër pakicës”,-tha Basha në një intervistë për ”Euronews Albania”.

Duke ulur kështu “gjakrat” mes dy palëve pas përplasjeve dhe akuzave që lëshuan ndaj njëri-tjetrit që nisi me mandatet e LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Kundërshtimi i parë për deklaratën që LSI-së i ishin ofruar 15 mandate nga PD-ja erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Elona Guri akuzoi Gazment Bardhin për ”bashkëpunim” me Suel Çelën, një person të përfolur për aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit.

Pyetje: Për të dalë pak nga çështja e Partisë Demokratike dhe për ta zgjeruar në tërësi me opozitën. Duket qartë se ka një krisje mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke sjellë në vëmendje edhe deklaratat tuaja por edhe deklaratat e znj.Kryemadhi. Çfarë do të bëjë PD në raport me LSI dhe a do të vijoni bashkëpunimin, duke përfshirë edhe aleatët e tjerë?

Lulzim Basha: PD-ja jo vetëm ka qenë e hapur, por ka sakrifikuar dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka, siç i takon partisë më të madhe, forcës më të madhe të opozitës, në mënyrë që të bashkojë të gjithë faktorët politikë por edhe faktorët jopolitikë në betejën me regjimin e Edi Ramës.

18 dhjetori do t’i shërbejë edhe platformës qytetare për demokracinë, ku duhet dhe do të gjejnë veten të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët e shohin se regjimi në fuqi, i cili qëndron në fuqi jo përmes votës së lirë por përmes aleancës me krimin e organizuar dhe oligarkët, një pakicë që i është mbivendosur shumicës.

Të gjithë këta shqiptarë ta gjejnë vetën e tyre tek kjo betejë e cila bëhet jo vetëm thjesht në emrin e tyre, por në interesin e tyre. Ne do të bëjmë gjithçka që në këtë betejë ta gjejnë veten të gjitha forcat politike pa paragjykim, të cilat janë përballë regjimit me shqiptarët kundër pakicës.Koha jone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME