Categories Showbiz

Kritikoi opinionistët e Big Brother Vip, shkarkohet nga puna Arjan Konomi?

Përveç qytetarëve, kritik i opinionistëve të Big Brother Vip, Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit ka qenë edhe opinionisti i njohur Arjan Konomi.

Më herët ai i ka konsideruar dy opinionistët e BBV si opinionistë të diskutimit me nivel të ulët dhe mediokër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Konomi tha se teksa i dëgjon kur japin opinionet e tyre i duket sikur shikon njerëz mediokër të cilët diskutojnë në një lokal periferie.

“Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël që imagjo se sa shije të hidhur që të lë”, shprehej ai në rrjetet e tij sociale.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit lart e poshtë po qarkullojnë zëra se Arjan Konomi ka shkëputur kontratën e punës me “Top Channel”.

Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij. Ndërkohë deri më tani lidhur me këto lajme që qarkullojnë koridoreve nuk ka asnjë reagim nga vetë Arjani apo nga televizioni, por një tjetër gjë që kemi vënë re është fakti se opinionisti ka munguar këto ditët e fundit në “Përputhen” dhe se ndodhet në Londër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME