Kryeministri Edi Rama në një dalje publike (1 orë e gjysmë me vonesë) ka deklaruar se megjithë krizën në furnizimin me energji elektrike që parashihet të godasë gjithë Evropën nuk do të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe as nuk do të vendosen kufizime në furnizim si për familjet ashtu dhe për biznesin e vogël. Kostot e rritura sipas tij do të mbulohen nga plani i qeverisë së tij me 3 pika’
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar tre pikat si do të dalë vendi ynë nga kriza energjike, por ai ka bërë thirrje dhe për një konsultim kombëtar në lidhje me këtë krizë, duke ftuar të gjithë qytetarët pa dallim politik, një ftesë kjo dhe për PD-në që të propozojë zgjidhjet e saj.
Në një konferencë të jashtëzakonshme, Kryeministri Edi Rama tha se kriza energjitike do të zgjidhet me 3 pika. E para është garantimi i pandërprerë i energjisë elektrike në vend; e dyta është mbrojtja e familjeve dhe bizneseve të vogëla nga rritja e çmimeve; dhe e treta krijimi i fondit likuid i cili do menaxhohet nga OSHEE për të siguruar dy pikat e para. Ky fond përfshin 100 milionë euro brenda këtij viti dhe 100 milionë të tjera vitin e ardhshëm.
“Qeveria po planifikon një konsultim kombëtar. Ne duhet ta dëgjojmë shumë shumë njeri tjetrin. Ne mund të kemi opinione të ndryshme. Mendoj se dallimi midis përplasjesh së opinione të poluitikaneve. Qeveria vërtetë del ngaz zgjedhjet si palë vfituese, por duhet të jetë palë me shoqperinë pa dallim politkk mes shqiptareve. Plani ynë ka 3 pika: e para garantimi i pandërprere me energji për të gjithë; e dyte mbrotja e familjeve dhe biznesve të vogëla nga rritja e çmimeve; treta fondi likuid për ndërveprimin me tregun e çmimeeve. 100 milionë euro për kompaninë e eshpërndarjes së energjisë dhe 100 milionë euro vitin tjetër për të siguruar dy pikat e para. Ne na ka rënë tërmeti, pandemia dhe kjo fortunë. Dy gjëra ju them në mbyllje, më vjen mirë që ia kemi dalë dhe që keni besim se do ia dalim. E dyta, mos harroni se çfarë mbjellim sot janë për fëmijët tanë nesër. Që nesser fëmijët tanë të mos kenë aq pak fat sa në vitin 90, duhet që të mos kërkojmë rrugë të shkurtëra por të gjata,” tha Rama.
Rikujtojmë se prej rreth një javë Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sa i takon furnizimit me energji elektrike, lidhur me krizën që po kalon e gjithë Europa. Ai kishte lajmëruar se qeveria ka bërë planin për përballimin e kësaj krize dhe se ai vetë do ta prezantonte ditën e sotme në orën 15:00, mirëpo Kryeministri u vonua më shumë se një orë për të dalë në konferencë.
Rama deklaroi se qeveria do të mbrojë familjet dhe bizneset e vogëla nga rritja e çmimit të energjisë me masat që do të marrë qeveria, si dhe përjashtoi mundësinë që kjo rritje çmimesh të shoqerohet me rritje të pakontrolluar rrogash apo pensionesh, sepse sipas tij kjo do të sillte krizë urie
Pasi e shkeli orarin e konferencës së paralajmëruar nga vetë ai për më shumë se një orë, Edi Rama doli për të folur për krizën e fundit energjitike.
Kryeministri fillimisht u ndal te reagimi qytetar, i cili kërkon që paralel me rritjen e ccmimeve të ketë dhe rritje rrogash dhe pensionesh.
Mirëpo kjo teori nuk funksionon për Ramën, i cili thotë se rritja e pensioneve dhe rrogave do të bëhet vetëm sipas planit të qeverisë dhe nuk do të ndikohet nga kriza.
Ai madje shkon më thellë me skenarët e tij, teksa thotë se nëse pensionet bëhen 300 euro dhe paga minimale 500 euro, atëherë brenda dy viteve shqiptarët do të ‘vdisnin për bukë’.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ju kam dëgjuar me shumë vëmendje dhe mendoj është e nevojshem të degjojmë njëri tjetritn. Por duhet të marrim përbazë faktet reale. Përndryshe nuk merremi vesh dot. Nuk egziston asnjë kryeministër, dhe më i keqi në botqë, që në dëshirën e vet më të parë të rrisë pagat sicc dëshirojnë qytetarët. Të rrisësh paga dhe pensione përtej aftësive paguese të qëndrueshme, do të thotë të qeverisësh me logjikën e sudës, pra të vrasësh së nesërmen duke ecur symbylluri sot. 8 vite më parë kemi pasur pagat më të ulëta në rajon, dhe sot jemi të fundit, dikush më thotë. Por tabela flet ndryshe. Të tjerët thonë se ne i paskemi braktisur në nevojë, duke fiklluar nga pensiopnistët dhe se i paskemi rritur energjinë elektrike më shumë se në Europë. Por faktet nuk janë opinione. Ccmimi ynë i energjisë elektrike në faturën që na vjen nuk është ccmimi real por një ccmim i kontrolluar nga shteti. Qeveria ka vendosur një mburojë për shtresat në nevojë dhe pensionistët.
Ne paskemi rritur ccmimin e energjisë. Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, konsumatori ishte ndarë në ddy fasha, ajo e sipërme, familjet me të ardhura mesatare dhe të larta, kishin ccmim 13 lekë kv në orë. NDËRSA FAMILEJT ME të ardhura më të ulëta, kv ishte 7.7 lekë. Me reformën tonë ccmimi i energjisë u ul në 9.5 lekë , qëysh në vitin 2015. Ky është ccmim është mbajtur pa lëvizur për të mos rënduar familejt. Fasha u hoq se ishte kënetë korrupsioni abuzimesh, deri ku vila të mëdha paguanin si familje me ndihmë ekonomike. Me vendim qeverie në vitin 2015 krijuam mburojë për familjet në nevojë, dhe në paguajmë diferencën 7.7 në 9.5. Pra që nga viti 2015 ata e marrin këtë shumë në fondin e pensioneve dhe ndihma ekonomike. Mund të shikoni dhe shumën totale të paguar nga qeveria pas ndruyshimikt të ccmimit.
Kjo qeveri nuk është mjaftuar me kaq, por ka shtuar dhe një shumë tjetër për pensionistët mbi fondet e tyre. Shuma vjetore e subvencionimit për këtë qëllimm, prej të cilës përfitohej numër i jkonsideruesëm familjesh, dhe shuma totale 187, 069 familje për një shumë 126 milionë dollarë në vit, ose në total që nga fillimi rreth 1 miliard subvencione për të gjitha familejt me të ardhura minimale. Nuk është pak apo jo? Por mos harrojmë që kemi dalë nga rrënimi financiar i vitt 2013.
Disa madje thonë se po rriti pensionin miniamal 300 euro dhe pagën miniale 500 euro, atëherë duhet të kemi fytyrë të dalim para. Nëse e bëjmë këtë, brenda 2 vitesh do të përjetoni falimentin më tragjik të shteitt. Përherë të parë që nga koha e Skëndërbeut, do të shihnit vërtetë ccfarë do të thotë të vdesësh për bukë. E thënë ndryshe, pagat dhe pensionet në vend do të rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi.
Nuk ka prind në bote që ti japë fëmijëve atë që duhet pëer neser dhe ta lërë më pas të vdesë në bukë. Por pa hyrë në historinë e abuzimeve të fondit të sigurimeve shoqerore.
Kryeministri u tregua i kujdesshëm dhe me bizneset e mëdha, apo ata që njihen si ‘oligarkët’ e këtij vendi, pasi Rama tha se nuk do të ketë rritje taksash për ta, sepse sipas tij kjo sjell pengesë për aktivitetin e tyre dhe automatikisht pengesë për rritjen e të ardhurave të buxhetit nga këto taksa si edhe mosrritje rrogash për punonjësit e tyre.
Tërheqjen mbrapsht nga deklaratat e tij të mëparshme kur paralajmëroi fundjavën e shkuar një krizë të re që po i afrohej Shqipërisë, ajo energjetike e cila sipas tij do deduktonte në rritje të çmimit të energjisë, kryeministri e reflektoi dhe gjatë ditëve të fundit, ndërsa nisën dhe protestat e para kundër.
Prej disa ditësh, qytetarët në organizime spontane janë mbledhur para kryeministrisë kundër rritjes së fundit të çmimit të bukës dhe shumë produkteve bazë të shportës. Në rrjete sociale shumë qytetarë kanë shprehur se do të mblidhen sërish para kryeministrisë të hënën në orën 17:00 për ti dhënë fund mentalitetit të deritanishëm të qeverisjes, ku rritjet e çmimeve bëhen në forma karteliste mes sipërmarrësve të mëdhenj apo shpërdorimit dhe keqpërdorimit të resurseve natyrore nga grusht njerëzish.
Së fundmi rritje të ndjeshme kanë pasur dhe çmimet e karburanteve, ndërsa qytetarët shprehen masivisht që gjendja e tyre ekonomike ka ardhur në përkeqësim.
