Categories Lajme

Kriza politike dhe negociatat, BERZH: Rritja ekonomike e Shqipërisë do të bjerë në 2.9%

Jo vetëm kriza politike, por edhe mos hapja e negociatave me Bashkimin Europian ndikuan rritjen ekonomike të vendit për këtë vit. Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për vitin 2019 parashikimi për rritjen ekonomike bie në vetëm 2.8 për qind, nga 4.1 që u regjistrua në vitin 2018. Këtë vit dhe tjetrin sipas bankës, rritja ekonomike do të mbështet kryesisht nga konsumi privat.

Ekonomia e Shqipërisë do të ngadalësohet si pasojë e ndërthurjes së krizës politike, vonimi i fillimit të bisedimeve të pranimit me Bashkimin Europian, por edhe ngadalësimi i ekonomisë italiane dhe asaj të eurozonës në përgjithësi.

Alarmi jepet në Raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili për vitin 2019 e ul parashikimin e rritjes ekonomike në vetëm 2.8 për qind, nga 4.1 për qind që u regjistrua në vitin 2018.

Sipas bankës, rritja ekonomike do të mbështet kryesisht nga konsumi privat dhe në vitin e ardhshëm pritet një përmirësim ku rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.5 për qind.

Sipas bankës i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ruajë një rritje të moderuar ekonomike gjatë vitit 2020, në sondimin e dobësimit të ekonomisë botërore në tërësi dhe të eurozonës në veçanti.

Pritshmëritë janë më të larta për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Në përgjithësi gjatë vitit 2019 dhe në vitin pasardhës, Kosova do të ruajë një rritje të lartë 4.2 dhe 4.0 për qind respektivisht.

Banka vëren gjithashtu se investimet e huaja direkte vijojnë të mbeten të larta në rajon në përgjithësi, të ndikuar nga pozicioni i favorshëm gjeografik, forca punëtore e arsimuar dhe pagat më të ulëta se në Europën Qendrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME