Categories Lajme

Kroaci: Aksidentohet autobusi që vinte nga Frankfurti në Kosovë, 10 të vdekur dhe 30 të plagosur!

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në autostradën “Slavonski Brod”, në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 persona janë transportuar në spital.

Mësohet se autobusi i aksidentuar është i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Shefi i Policisë Rrugore, Franjo Galic i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes deklaroi se ky është një aksident shumë i rëndë automobilistik.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.

“Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME