Categories Lajme

Kroaci/ Nënat me foshnjet në duar përfundojnë në rrugë, në të ftohtë edhe pleqtë e sëmurë

Tërmeti me magnitutë 6.4 që goditi Kroacinë ditën e sotme, ka shkaktuar  dëme të shumta edhe nëpër spitale. Mediat vendase kanë publikuar disa nga pamjet në të cilat ndodhet konktretisht spitali i Zagrebit, ku shihen pacientët dhe stafi mjekësor të dalë në rrugë.

Pas tërmetit disa pjej tyre u mblodhën përpara Spitalit Holy Spirit, ku shihen të qëndrojnë në barrela, ndërsa ka edhe nëna me fëmijë të vegjët që qëndrojnë të mbuluar me batanie jashtë spitalit nën teperaturat e ftohta të dimërit. Sipas infromacioneve, njoftohet se rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një vajzë vetëm 12 vjeç ka humbur jetën shkak i tërmetit shkatrimtar. Nga forca e madhe goditës në disa zona të qyteti ka pasur të çara edhe në asfaltin e rrugëve.

Pas tërmetit drejtori  i spitalit të Sisakut, Tomislav Dujmenović, iu shpreh për HRT se dëmet në spitalin e këtij qarku nga tërmeti i dhunshëm janë të mëdha.

“E gjithë njësia e mjekësisë së brendshme, Njësia e Kujdesit Intensiv, kirurgjia, gjinekologjia u shkatërrua. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm ndërtesa e re. Ne po i zhvendosim të gjithë pacientët në ndërtesën e re. Pjesa më e madhe e shkatërruar nuk është më për përdorim.” – tha Tomislav Dujmenović.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME