Categories Lajme

Kroacia “ e gjunjëzuar” nga tërmeti, ndërtesa të shkatërruara dhe më tepër…

Kroacia u trondit sot nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.4 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte disa kilometra larg Zagrebit, ndërsa u ndje përgjatë bregdetit të Adroatikut, përfshirë disa vende në rajon. Nga të dhënat e deritanishme gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të shembjes së ndërtesave. Qyteti më i goditur nga dridhjet e forta të tokës është ai i Petrinjës. Në këtë qytet raportohet një spital i shembur si dhe një azil. Një 12 vjeçar dhe një 20 vjeçar ishin viktimat e para të konfirmuara pas lëkundjeve të forta.

Një viktimë tjetër u konfirmua në zonën e Majske Poljane, tha Nënkryetari i Komunës Glina Branka Bakšić Mitić. Ai jetonte me bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit u shpëtua. Po ashtu viktima mbetën edhe babë e bir në Majske Poljan.

Kryetari i Komunës së Petrinjës, që po vuan rëndë pasojat e tërmetit të sotëm, është shprehur se qyteti është shkatërruar plotësisht. Duke folur për mediat, Darinko Dumbovic e përshkroi atë që i ndodhi qytetit të tij me bombën në Hiroshima ndërsa bëri apel për ndihmë.

“Qyteti im është shkatërruar plotësisht. Na kanë vdekur fëmijë. Është e papërshkrueshme. Kjo është si Hiroshima. Kemi nevojë për zjarrfikës, nuk e dimë se çfarë ka nën rrënoja, një çati ra mbi një makinë, kemi nevojë për ndihmë.”, tha ai.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se ushtria do të mobilizohet për të mbështetur shërbimet e urgjencës në zonë. “Kjo është tragjedi, por të gjithë janë këtu dhe ne do të sigurojmë të gjithë ndihmën e mundshme,” tha Kryeministri. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në vend. Pamjet tregojnë ndërtesa të shkatërruar në Petrinjë. Ndërkohë, tërmeti i fortë shkaktoi gjithashtu dëmtime në ndërtesën e Parlamentit në Zagreb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME