Categories Lajme

Kronik e fundit nga Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha i ka kushtuar një analizë tenderit për projektin e shembjes dhe ringritjes së një Teatri të ri Kombëtar, “PPP” që sipas Berishës mund dhe do ta fitojë vetëm kompania “Fusha”. Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se p[avarësisht ndërhyrjes së KE-së disa muaj më parë, sërish qeveria me ligj special dhe një “tender të hapur e transparent” e ka bërë të mundur që koncesionin ta fitojë kompania e lidhur sipas tij ngushtë me  Ramën e Veliajn dhe eksponentë të tjerë të qeverisë.

Berisha gjithashtu poston dy foto të polanimetrisë aktuale dhe pronësisë në vendin ku qeveria kërkon të ndërtojë 6 kulla dhe Teatrin e Ri. Sipas Berishës dhe fotove që ai poston, dukshëm kemi të bëjmë me një rast korruptiv, ku qëllimi nuk është Teatri i ri, por kullat prapa tij që zënë dhe pjesën më të madhe të hapësirës prej 9 mijë metrash katrorë.

Reagimi i plotë i Berishës:

Stop grabitjes dhe megakorrupsionit te narkoqeverise!

Ja si po grabisin Edvin Mafia, Don Agaçio, Lal Plehu me Tender Fushen rreth 9000 meter katror toke publike!

Miq, me ligjin Don Agaçio Fusha, mafia qeveritare dhe e ndertimit Kreu i Meduzes, Lal Plehu, Don Agaçio dhe LigjFusha grabisnin me ligj 9000 meter katror toke publike ne zemer te Tiranes dhe do te lanin me kullat e tyre 200 milion narko euro te tyre te fituara ne Kanabistan. Pas nderhyrjes se Komisionit Europian narkommafia dhe ajo e ndertimit, pra kreu i meduzes, Don Agaçio, Lal Plehu dhe Ligjfusha kaluan nga grabitja “transprente” pra e “ndershme” me ligj te posaçem apo ligjin Fusha, ne grabitjen “transparente” dhe te “ndershme” me tenderin Fusha.

Sipas kushteve tenderin do ta fitonte per te grabitur 9 mije metra toke publike me tender te hapur per te ndertuar kulla per te lare 200 milion narko euro te narkomafies qeveritare dhe asaj te ndertimit vetem kompanis qe posedon aty truall privat. Pra miq, me tender te hapur “transparent” dhe te “ndershem” truallin publik do ta fitoje dhe mund ta fitoje vetem kompania Ligjfusha dhe asnje kompani tjeter sepse vetem ajo ka aty disa qindra metra toke te veten te blere te privati.

Shif harten e pare, njolla e vogel e kuqe eshte toka private e Ligjfushes per te cilen ai do te grabise keshtu me Edvin Mafine, Don Agaçion, Lal Plehun te gjithe token publike te treguar me ngjyren blu ne harten e pare dhe pas kesaj njolla e vogel e kuqe rritet me disa here, shif harten e dyte. Ky eshte nje krim i mirefillte narkoshteteror kunder te cilit duhet luftuar me te gjitha mjetet. sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME