Categories Lajme

Zbulohet një ska.ndal në Bankën e Shqipërisë

Sipas informacionit të mësuar brenda seksionit të Anti-Krimit Ekonomiko-Financar në Policinë e Shtetit, disa dosje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me një skandal të panjohur në Bankësn e Shqipërisë. Pamfleti ka mësuar mbi një rast korruptiv të vitit 2013, kohë në të cilën Bankën e Shqipërisë e drejtonte Ardian Fullani.

Në punë e sipër me dosjen “Fullani”, për “skanimin” e praktikave dhe letrave; të vjedhjes 7.3 milionë USD; për 30 milionë USD të blerjes së Hotel “Dajti” dhe 9 miliardë euro e 11 miliardë USD transaksione (lavatriçe), bërë nëpërmjet 4 fondacioneve bankare, të licensuar nga Fullani, Sejko, Malaj, Angjeli, Bode, Cani e Ahmetaj; hetuesit kanë zbuluar edhe një “çudi” financiare, të bërë nga ish-Guvernatori në vitin 2013.

Sipas regjistrit të shpenzimeve dhe Raportit Vjetor-2013, të Bankës së Shtetit, në datën 27 maj 2013 (10 ditë para mbylljes së shkollës), Guvernatori Ardian Fullani, ka sajuar dhe financiuar “Projektin pilot: “Edukimi bankar i nxënësve 7-14 vjeçar”, me literaturë metodike mësimore, 1 libër me 7 përrallëza.

Mos u çuditni, por sipas dokumenteve zyrtare, të firmosura nga Ardian Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Dhori Kule, Petraq Milo, Adrian Civici, Ermelinda Meksi e Elisabeta Gjoni; Banka e Shqipërisë, ka paguar 812 milionë lekë,për botimin e librit mësimor bankar, me titull: – “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”me autor shkrimtarin Gaqo Bushaka, dajo i gruas së Ardian Fullanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME