Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit, vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat malore të lindjes, pa ndikuar ndjeshëm në kushtet e përgjithshme të motit.

Temperaturat do të jenë tipike të verës, me vlerat minimale që do të luhaten nga 11°C në zonat malore deri në 20°C në bregdet dhe jug të vendit, ndërsa maksimalet do të arrijnë 34-35°C në pjesën më të madhe të territorit. Më të freskëta do të mbeten zonat verilindore dhe juglindore, ku temperaturat maksimale pritet të variojnë nga 28°C deri në 30°C.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 17 m/s.

Ndërkohë, në det valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME