Categories Lajme

Kronik nga Durrësi…

Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë një 47-vjeçar, pas një ndjekjeje spektakolare për plot 5 kilometra në autostradën Tiranë-Durrës. Në pranga ka rënë shtetasi A. B., banues në Golem, Kavajë, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka ikur me shpejtësi me mjetin e tij tip “Audi”, por pas ndjekjes është bllokuar dhe arrestuar te mbikalimi i Shkozetit. “Pas kontrollit të ushtruar u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së cilës ndodhej një pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Njoftimi i policisë: Durrës Qarkullonte me armë zjarri me vete, nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi, por pas ndjekjes rreth 5 kilometra, kapet e vihet në pranga 47-vjeçari Në automjetin e 47-vjecarit Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për përmbushej e detyrave funksionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, duke përfituar edhe nga situata, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për bllokimin e mjetit dhe të personit që dyshohej se qarkullonte me armë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar në lëvizje të sheshi “Pranvera”, në Durrës dhe i kanë bërë shenjë për ndalim. Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar urdhrin e dhënë dhe është larguar me shpejtësi, por pas 5 km ndjekje nga ana e Policisë është bërë e mundur që në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, të bllokohej mjeti tip Audi që drejtohej nga shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Golem, Kavajë. Pas kontrollit të ushtruar u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së cilës ndodhej një pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME