Categories Lajme

Kronikë e fundit,Tiranë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Kastriot Gjuzin, duke pushuar hetimet për vrasjen e Majro Majollarit. Gjuzi ishte i dyshuar për vrasjen e Majollarit, dhe u lirua nga burgu pak javë më parë.

Shkak për mbylljen e hetimeve u bë mungesa e provave të gjetura nga ana e Prokurorisë, ndërkohë që Gjykata e Tiranës dha vendimin për lirimin e Gjuzit.

Majollari dyshohet se i vra për motivet e gjakmarrjes, por mungesa e provave e lënë të pazbardhur krimin e kryer ndaj tij.

Kujtojmë se 28-vjeçari kërkoi azil në Suedi por nuk iu miratua kërkesa, dhe disa muaj pas kthimit të tij në Shqipëri u ekzekutua në zonën e Kinostudios.

Kujtojmë se Avni Majollari, babai i Marjos është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave në zonën e Dajtit në vitin 2000.

Avni Majollari jetonte prej 14 vitesh në arrati, edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Policia e Tiranës e arrestoi në vitin 2014 në rrugën “Ibrahim Brahja” në kryeqytet. Në momentin e arrestimit, 44-vjeçari, banues në Tiranë u kap edhe me armë pistoletë në brez, kurse në banesë iu gjetën një automatik, një tjetër pistoletë dhe sasi municioni që u sekuestruan si prova materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME