Categories Lajme

Krujë/ Finalizohet faza e 18-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” , detaje

Krujë/ Finalizohet faza e 18-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë.

Parandalohet një rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Zbulohen tre ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen 208 fara të dyshuara narkotike kanabis, të mbjella në kubikë, sasi lënde narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 9448 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis “Territor i pastër”, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas do të kultivonte bimë narkotike dhe se në afërsi të banesës së tij, kishte përshtatur ambiente për tharjen e saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet dhe kanë finalizuar fazën e 18-të të këtij megaoperacioni.

Në kuadër të kësaj faze u bë arrestimi i shtetasit S. H., 55 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. H., në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 208 fara të dyshuara narkotike kanabis, të mbjella në kubikë, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në afërsi të kësaj banese, u konstatuan 3 ambiente të përshtatura për tharje të bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U aksidentua me motor disa ditë më parë, humb jetën në spital 28-vjeçari nga Vlora

Ky është 28-vjeçari Anxhelo Tare, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni/ Vodhi 6 motorë në 2 muaj për t’i shitur për pjesë, pranga 33-vjeçarit në Tiranë

Një 33-vjeçar që brenda dy muajve (mars-prill) kishte vjedhur 6 motorë në Tiranë, është arrestuar.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontroll i befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës, gjenden tre “iPhone” e kufje me bluetooth!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME