Categories Lajme

Krujë, Theu “arrestin e shtëpisë” dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet i riu

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa akuzohet se qëlloi me a rmë z jarri në ajër në fshatin Arrameras. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. B., banues në fshatin Borizanë, i dënuar më parë vjedhje.

21-vjeçari rezulton të jetë me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe a rmëmbajtjes pa leje. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit se në fshatin Arrameras, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me forcën operacionale të DVP Durrës kanë shkuar në drejtim të vendit ku ishte dhënë njoftimi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 21 vjeç, banues në fshatin Borizanë, i dënuar më parë vjedhje.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kishte shkuar në fshatin Arrameras dhe në orët e mbrëmjes ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, në afërsi të banesave. 21-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur disa minuta më vonë. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit pistoletë me të cilin 21-vjeçari ka qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME