Categories Lajme

Kryebashkiaku i Milanos: Të ndalohet duhani edhe në ambientet e hapura, çështje e shëndetit tonë

“Padyshim që nuk është vetëm çështje e ndotjes, por edhe – dhe mbi të gjitha – e shëndetit”, kështu u shpreh kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, i cili do të dëshironte një qytet me një ndalim absolut të pirjes së duhanit.

Qytetari i parë milanez tashmë ka një axhendë në mendje: “Deri në vitin 2030 ne nuk do të lejojmë më pirjen e duhanit jashtë. Dhe menjëherë, ose së shpejti, pirja e duhanit do të ndalohet ose në stacionet e autobusëve ose gjatë radhëve për shërbimet tona “.

Një propozim që tregon një rrugë të mirëpërcaktuar në një vend – Itali – e cila është ndër më të rreptat në botë, përsa i përket tymit të cigares.

Vetëm 17 vjet më parë, më 16 janar 2003, Parlamenti Italian miratoi ligjin kundër pirjes së duhanit (i quajtur edhe ligji Sirchia) i cili ndaloi pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura “me përjashtim të atyre private që nuk janë të hapura për përdoruesit ose publikun” dhe “ato të rezervuara te duhanpirësit dhe si i tillë shënuar “. Aplikimi erdhi dy vjet më vonë, dhe çliroi bare dhe zyra nga retë shumëvjeçare toksike.

Ideja e kryebashkiakut të Milanos ngjason me atë të ndërmarrë në Suedi së fundmi. Nga korriku i vitit 2019, në qytetin skandinav ndalohen konsumi i duhanit në disa ambiente të hapura si përshembull stacionet e autobuzit, ato hekurudhore, parqet e lojërave apo në taracat e bareve e restoranteve.

Ky duket se është një trend botëror për faktin se shumë vende të tjera po përgatiten ta aplikojnë atë. Në Paris në 52 parqe publike nuk lejohet duhani dhe për shkelësit ka një gjobë 38 euro. Në Nju Jork, prej vitesh ndalohet konsumi në të gjitha parqet publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME