Categories Lajme

Kryebashkiaku i Selenicës: S’kam shkarkuar punonjës, iu përfundoi kontrata në qershor

Është në total 66 numri i punonjësve të Bashkisë së Selenicës të cilët tashmë kanë humbur vendin e tyre të punës. Por kryebashkiaku i Selenicës  Pellumb Binaj ne nje bisede telefonike për Vizion Plus sqaron situatën.

Ai deklaron se punonjësit nuk janë shkarkuar, por atyre iu kishte përfunduar kontrata prej muajsh e deri  së fundmi kanë punuar në të zezë sipas edhe konstatimit të bërë nga KLSH.

Binaj shton se 66 punonjësit kishin bërë një kontratë fiktive pune me drejtuesit e mëparshëm të Bashkisë Selenicë, por pa siguracione dhe me page qesharake 10 mijë leke në muaj.

Me tetor te vitit te kaluar Kontrolli i Larte  i Shtetit ushtroi  nje kontroll te pergjithshem ne bashkine e Selenices. Nga ky kontroll u gjeten  56 punonjes, ate  kohe te Bashkise Selenice te cilet thuajse punonin në te zeze. Pa nje kontrate pune efektive, pa siguracione dhe me nje rroge 10 mije lekë  të rinj ne muaj. I udhezohej  bashkise se Selenices dhe kryetarit Shameti ate periudhe  qe ti plotesonte te tilla kontrata dhe keta punonjes  te punonin me rregulla sipas legjislacionit dhe për këtë gjë iu la kohe deri ne Mars 2019. Pikërisht në këtë periudhë KLSH ushtroj nje tjeter kontroll, kete rradhe jo vetem qe keto kontrata nuk ishin plotesuar por ishin shtuar edhe 10 te tjera te ngjashme me ket. Në te tilla kushte, pra 66 persona te cilet punonin thuajse ne te zeze pa nje kontrate te mirefillte pune thjesht me nje kontrate fiktive qe keta persona kishin nenshkruar per te punuar ne bashkine Selenice deri ne qershor te ketih viti.

Duke bërë të gjithë këtë shpjegim kryebashkiaku I ri I Selenicës hedh poshte zërat se ka pasur shkarkime masive nga puna duke deklaruar se 66 punonjësve në fjalë iuj ka përfunduar ajo kontratë që kishin me këtë institucion në fund te muajit qershorit. Ai thotë se nuk ka pranuar të firmosë kontrata pune që sa ka marrëf këtë post dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë edhe në vijim nëse kontrata nuk është konform legjislacionit.

Tashme qe qershori kaloj keta persona kane mbetur pa pune sepse i ka selektuar vete kontrata, le te themi i ka djegur , i ka pushuar nga puna vete kontrata dhe jo unë si kryetar i bashkise Selenice.Un nuk kam pranuar qekur mora detyren qe te nenshkruaj nje kontrate te njejte fiktive dhe pa rregulla me keta persona. Në bashkine Selenice qe prej fillimit te punes sime do te punesohen persona me rregulla brenda legjislacionit te punes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME