Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, po viziton sot Shqipërinë. Ajo po zhvillon një takim me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Të dy ministrat do të zhvillojnë një takim dypalësh me delegacionet përkatëse dhe më pas në orën do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

