Categories Lajme

Kryefamiljari invalid së bashku me familjen flenë në qiell të hapur

Një familje në Mamurras me gjashtë anëtarë, qëndron jashtë banesës, që prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Banorët e kësaj familje, kanë kaluar ditë të vështira, si në Dimër për shkak të ftohtit, por edhe në verë për shkak të vapës. Kryefamiljari Zef Boçi , i cili është edhe invalid shprehet se inxhinierët i kanë thënë gojarisht se shtëpia është e pabanueshme, por nuk firmosin dot pa urdhërin e kryetarit.

Ai shprehet, se ka kërkuar ndihma nga autoritetet, por nuk ka marrë asgjë mbrapsht. Më tej ai shton, se institucionet kanë anashkaluar problemin e dëmtimit të banesës së tij. “Bëra plot një vit që jam këtu, invalid, pa pikë turpi prefekti më merr nuk e mbaj mend orën, nga mesnata, më thotë më vjen keq se po fle brenda. Kjo nuk bën më, është themeli me bodrum. Komisioni e ka nxjerrë të banueshme banesën.

Vetëm dyer e dritare kam hequr. Kam kërkuar çadër, kam kërkuar ndihma. Asnjë ndihmë nuk më është dhënë. Inxhinierët gojarisht dhe jo me shkrim më kanë thënë që është e pabanueshme, por nuk e firmosim dot pa urdhër të kryetarit. Kryetari nuk ka ardhur dhe kështu ka ngelur. I bëj apel shtetit që së pari të vijë të shikojë se ku jetoj, me gjithë këtë kohë, virus e dreq që na gjeti ne”, tha Zef Boçi. Kurbini ishte një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Si pasojë e lëkundjeve të forta, qindra banesa u dëmtuan, duke lënë në qiell të hapur banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME