Categories Lajme

Kryegjyshi botëror i Bektashinjve mesazh urimi për vitin e ri…

Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedë Baba Edmond Ibrahimaj iu është drejtuar besimtarëve dhe qytetarëve me një mesazh urimi për vitin e ri 2024.

Në urimin e tij, ai shkruan që nisja e këtij viti të jetë një çast reflektimi për rritjen e dashurisë dhe besimit.

Përmes mesazhit të tij ai uron qytetarët për më shumë paqe dhe harmoni.

Ndër të tjera, në këtë mesazh, Dede Edmond Brahimaj shkruan:

“…Më tepër se sa një pikë ndërrim të një stafete kohore, ikja e një viti dhe nisja e Vitit të Ri 2024, le të jetë për të gjithë një çast reflektimi për rritjen e dashurisë dhe besimit tek i Madhi Zot, për më shumë paqe, mirësi e harmoni mes njerëzve, për solidaritet njerëzor e bamirësi, për bashkim zemrash e forcave në funksion të së mirës.

Viti i Ri është si një faqe e re e bardhë e librit të jetës, për të nisur nga e para çdo marrëdhënie vëllazërore, çdo situatë e ngjarje, që Zoti na e sjell e na bekon prandaj, lërini inatet e marazet, xhelozitë e mëritë, egon dhe kryelartësinë, por prisni me durim e buzëqeshje çdo të mirë e begati që Zoti do t’ju sjellë!

Urime për një Vit të Ri me shëndet, të paqtë e të begatë! Paçi vetëm lumturi e begati në familjet tuaja! Zoti u bekoftë! Amin!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME