Categories Lajme

Kryemadhi: Dialogu nuk është kushtëzuar asnjëherë nga opozita

“Opozita nuk ka kushtëzuar asnjëherë dialogun” kështu u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, teksa u pyet për ndryshimin e kushteve të dialogut nga partia e saj.

Kryemadhi u shpreh se Rama dhe Basha përdorën tryezën e 17 majit për të intimiduar qytetarët, ndërsa theksoi se Basha e ka kuptuar tashmë gabimin.

Sipas saj Rama vazhdon të gënjejë dhe nuk mund të ndryshojë.

Beti Njuma: I ka ndryshuar LSI kushtet për dialog?

Monika Kryemadhi: Ne nuk kemi kushtëzuar asnjëherë dialogun. As ne dhe as opozita nuk kemi kushtëzuar dialogun. Firmosi dhe nuk e njohu dhe jo vetëm kaq, por përdorën institucionin e tryezës, pra përdorën takimin e 17 majit për të intimiduar qytetarët për të vjedhur votën, paratë e shtetit dhe zoti Basha u bë pjesë e kësaj.

Beti Njuma: E ka kuptuar zoti Basha gabimin besoj.

Monika Kryemadhi: Të gjithë kanë të drejtë të gabojnë. Problem është ai që nuk kupton nga gabimi dhe shyqyr zotit, Basha është shumë i qartë dhe ndoshta prandaj është kaq i vendosur sepse e kupton që kë ka përballë. Por çfarë të bëjmë me disa të tjerë që nuk kuptojnë që bëjnë gabime. Me zotin Rama që gënjen gjithmonë dhe prapë vazhdojnë mendojë që Rama mund të ndryshojë. Rama nuk ndryshon, nuk ndryshon dot 50 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME