Categories Lajme

Kryemadhi: LSI, partia e të rinjve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë në Cërrik u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e të rinjve. Kryemadhi u shpreh se angazhimi kryesor i kësaj force politike është të rinjtë t’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës.

“LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve, duke filluar me Erisa Xhixhon që ka qenë kryetarja e parë e LRI, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Floida sot që janë pjesë përbërëse e strukturës dhe vendimmarrjes së LSI por ne nuk duam të ngelemi këtu.

Duam të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë, hapësira pafund. Ju jeni studente dhe të thashë ca probleme keni, shumë me the.

Dhe si ty janë të gjithë dhe nuk ka rëndësi vetëm diskutimi por dhe ti japim zgjidhje problemeve të të rinjve sepse e vetmja mënyrë që ju të qëndroni në Shqipëri është kjo. Në Cërrik sot mundësitë e punësimit janë zero me ca kam kuptuar. Në fakt kur po vinim po dëgjoja sesi komunikimi që ka qeveria me qytetarët e ka nëpërmjet konferencat nuk e ka bashkëbisedimit. E kanë komunikim virtual jo njerëzor dhe një nga problemet kryesore mungesa e komunikimit të tyre”,- tha kryetarja e LSI.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME