Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka njoftuar se mbrëmjen e sotme do të jetë në studion e gazetarit Sokol Balla, për një intervistë. Zonja Kryemadhi, do të marrë pjesë kështu në emisionin e “armikut” të familjes Meta, tek gazetari të cilin pak ditë më parë, Presidenti i Republikës e ka “degjeneruar” me plotë kuptimin e fjalës, duke u marrë me të personalisht dhe duke i përmendur bisedat që bënin, kur ishin miq. Konkretisht, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, tha se dikur Balla i ka kërkuar Metës të burgosë ish gruan e tij për korrupsion, akuzë kjo mjaft e rëndë, por edhe jo etike për presidentin e Republikës.
Por, duket se në emër të familjes Meta, Kryemadhi ka vendosur të qetësojë gjakrat, duke u shfaqur në emisionin e Ballës dhe duke bërë një hap përpara drejt paqes, ndoshta që gazetari Balla të mos përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke kujtuar kohërat kur me presidentin ka qenë mik i afërt. /TPZ.al/
