Categories Lajme

Kryemadhi: Votat e LSI u grabitën për mandatin e Ramës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat, pas rezultatit që mori kjo forcë politike në zgjedhjet e 25 prillit, tha se fitoren e morën bandat dhe oligarkët, ku uroi edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për sondazhet.

Edhe pse janë afro 110 mijë vota për LSI-në, vetëm katër mandate janë siguruar. Po ashtu në fjalën e saj, Monika Kryemadhi shtoi se LSI-ja do ta vazhdojë betejën kudo, në çdo shesh e në çdo shtëpi. Kryetarja e LSI-së, nënvizoi se 70% e votave të pavlefshme ishin për LSI-në. Po ashtu Kryemadhi për herë të parë, tha se i kërkon falje Ilir Metës që lanë mandatet e deputetëve në vitin 2019.

”Ju falënderoj për suportin. Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë që duhen uruar. Së dyti falenderoj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjedhjet në Shqipëri. Sot u mbyllën rezultatet e zgjedhjeve për mandatet e partive politike. Një falenderim për të gjithë votuesit që vazhduan betejën deri në fund dhe nuk u intimiduan”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME