Categories Lajme, Politike

Kryeministri Rama u përgjigjet autoriteteve greke: Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri…

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Greqisë, si dhe pasqyrimit në mediet greke të vrasjes së grekut Kostantinos Katsifas, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama kërkon nga pala greke që në vend që të quajë të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba policinë e shtetit, të bashkohen në falënderime që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi nga ai sulm.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste🇦🇱🙏🇬🇷”, – shkruan Rama.

Kujtojmë se 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu ka paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan “Grek ose vdekje”.

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa nikoqirët. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore (nuk do bëj sehir). Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”, shkruan Kostandinos Kaçifa në Facebook.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tirana për kapjen e tij. Vendodhja e tij u lokalizua e më pas si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë Kostantinos Katsifas.

Katsifas qëlloi me armë zjarri ditën e some në Bularat drejt policisë shqiptare, ndërsa po zhvillohej ceremonia për ushtarët e rënë grekë, gjatë luftës së dytë botërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME