Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv në testin. “Sapo jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer, kështu që unë duhet t’i bindem rregullave të izolimit dhe është e detyrueshme për sigurinë e kolegëve të mi,” tha Mishustin në një videokonferencë me Presidentin Vladimir Putin.
Duke folur në një takim, Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i kryeministrit dhe Putin e ka mbështetur propozimin e tij. Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusidhe 1,073 viktima.