Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, vijon t’i qëndrojë besnike deklaratave të saj në lidhje me faktin që Kosova duhet të heqë taksat para se të nisë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve.
Ajo është shprehur se shpreson se pas zgjedhjeve në Kosovë më 6 tetor do të ketë një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme dhe kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Beogradi është i përkushtuar të dialogojë me Prishtinën edhe pas provokimeve të vazhdueshme” sqaroi ajo, ndër të tjera gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se dialogu ishte ndalur pasi Kosova vendosi taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. “Beogradi do të jetë i lumtur të vazhdojë dialogun në të njëjtën ditë kur Prishtina të heqë taksat e saj”-shtoi Brnabiç.