Categories Politike

Kryeminstri çek i premton Presidentit Zeman: Do të merremi me çështjen e njohjes së Kosovës

Kryeministri çek, Andrej Babish ka deklaruar se Qeveria që drejton ai do të merret me çështjen e njohjes së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.Babish  pas një takim dje me presidentin Milosh Zeman, ka thënë se dëshiron të adresojë çështjen e njohjes së Kosovës me ministrin e Jashtëm, Tomas Petriçek dhe atë të Brendshëm, Jana Hamaçek.

“Presidenti po i referohet rezolutës së Dhomës së Deputetëve nën qeverinë e Topolanek që të mos e njihte Kosovën. Ne do t’i drejtohemi kësaj në një takim koordinues për politikën e jashtme”, shtoi Babish.

I pyetur nëse ka ndryshim qëndrimi rreth njohjes së Kosovës, ai u përgjigj, “”Unë nuk po e them këtë. E diskutova këtë me Presidentin. Presidenti thotë se qëndrimi ynë ishte i tillë në atë kohë për faktin se ishim në NATO për dy javë, se ishte një vendim politik, por që mendimi i tij për njohjen e Kosovës është negativ”, theksoi më tutje Babish

Kujtojmë se presidenti Milosh Zeman gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar ka thënë se do të shqyrtonte mundësitë nëse njohja e Kosovës mund të revokohej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME