Categories Lajme

Kryenin vjedhje në banesa, arrestohen 2 persona në Elbasan

Dy shtetas të identifikuar si Artur Ciku dhe Idajet Sulkja janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se kanë kryer 8 vjedhje në banesa.

Gjatë këtij operacioni, blutë kanë sekuestruar një mori sendesh të vjedhura, përfshirë pajisje elektronike, orendi shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, bizhuteri dhe municion luftarak.

Një bashkëpunëtor tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për të realizuar vjedhjet.

“Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtin krim dhe I. S., 48 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohen si autorë të 8 vjedhjeve në banesa të pa banuara (ku pronarët jetojnë jashtë shteti), përgjatë 2 viteve, në disa fshatra të Peqinit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– A. Q., 49 vjeç, banues në fshatin Mjekës, i cili është proceduar penalisht pasi dyshohet se me automjetin e tij ka bashkëpunuar në transportimin e sendeve të vjedhura;
– K. B., 65 vjeçe, që dyshohet se ka pasur dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira një ambient autorëve që ata e përdornin për grumbullimin e sendeve të vjedhura.”, sqaron policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Mars 2025

Dashi Kjo dite do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do jeni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronari i furrës së bukës vret punonjësen me armë, më pas vetëvritet

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Vushtri të Kosovës. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen 39-vjeçari shqiptar dhe rumuni

Policia e Milanos arrestoi dy persona, njëri prej tyre shqiptar 39-vjeçar, pasi u kapën duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbeti i plagosur nga konflikti në Kamëz, zbulohet identiteti i 38-vjeçarit që përfundoi në spital

R.V është personi, i cili mbeti i plagosur nga konflikti në Kamëz. Ngjarja ndodhi paraditen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 26-vjeçari në Krujë

Një 26-vjeçar i identifikuar si Florian Kani është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi në…

LEXO ME SHUME