Categories Lajme

Kryeplaku: Si nisi sherri me familjen e gruas

DIBER
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Bulqizë, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një intervistë me kryeplakun e fshatit Gjoricë, Vedi Shehu, ku ky i fundit tregon se si ndodhi krimi në familje.

Po ashtu ai pohon se gjithçka kishte nisur 3-4 muaj më parë kur viktima, Adriatik Jella, rreth 40 vjeç, ishte ndarë nga gruaja dhe kjo e fundit ishte shpërngulur tek babai i saj, Veli Cidhnaku.

“BalkanWeb” mëson se gjithçka nisi një ditë më parë kur pas një sherri për motive të dobëta Adriatik Jella, i preu veshët vëllait të bashkëshortes. Ngjarja ndodhi në Maqellarë të Dibrës. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ të gjithë ngjarjen që rrodhi më pas, që u pasua nga të tjera krime. Mësohet se Jella u nis drejt fshatit të gruas së tij, Gjoricë dhe sapo hyri në banesë, plagosi një prej miqve të kësaj familje (vëllai i një prej nuseve të familjes Cidhnaku). Duke u gjendur në këto rrethana, thuhet se vjehrri i tij ka marrë një dru dhe e ka goditur në kokë dhëndrin.

‘BalkanWeb’ zbardh intervistën me kryeplakun e fshatit.
Si ka ndodhur ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme ka shkuar Jella në shtëpinë e vjehrrit, viktima, dhe ju ka bërë terror. Dhe në fund është ndeshur me Flamur Dervishin dhe e ka qëlluar me thikë në qafë dhe dy herë në brinjë. Flamuri është mik i kësaj familje. Në spital në Tiranë janë dy persona. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe e mori agresorin, po ai ndërroi jetë.

Cili ishte motivi i sherrit?
Viktima e kishte lënë bashkëshorten prej 3 muajsh. Me të ka dhe dy fëmijë dhe kishin probleme. Ky thuhet se ka kërkuar që ta marrë gruan dhe ata se kanë lënë. Ndaj për këtë arsye kanë ndodhur ngjarjet, ku ai ngeli viktimë dhe dy të plagosur janë rëndë në Tiranë.

Viktimën e kanë goditur me dru pas koke?
Kështu flitet, unë nuk e kam parë.

Kanë qenë edhe dy fëmijët brenda kur ka ndodhur krimi?
Po, po kanë qenë në shtëpi. Ata janë terrorizuar edhe ata. Kanë qenë shumë madje aty, pasi i zoti i shtëpisë ka 4 djem. Ka pasur fëmijë dhe gra në atë shtëpi. Janë tronditur të gjithë nga kjo ngjarje. Kjo është një histori e hershme, pasi ata kishin konflikte prej 3-4 muajsh. Ata kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë (vajza në klasë të parë dhe djali më i vogël). Ata kanë pasur konflikte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME