Punimet për realizimin e projektit për grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane në Landfilldin e Sherishtës do të nisin së shpejti.Projekti është gati teksa është shpallur dhe firma fituese e cila do të realizoj projektin që përfundon në 2021. Lajmin e bëri të ditur kryetari bashkisë së Vlorës Dritan Leli gjatë një takimi në bashkinë e qytetit me përfaqësues të bankës Gjermane të cilët do e financojnë këtë projektë. Për kryetarin Leli ky projekt do të shpalosi të gjitha mekanizmat cilësor gjerman për të pasur një qytet më të pastër, me mbetje të selektuara sipas kategorive, mbetje të cilat do të riciklohen.
Një projekt sipas Lelit që garanton të ardhmen turistike të Vlorës, pasi ndikon ndjeshëm tek turizmi dhe faktorët jetësor të këtij qyteti. Ky projet do të kontribuojë jo vetëm në realizimin e landfillit të Sherishtës por edhe në brendësi të qytetit teksa në të janë parashikuar të vendosen në gjithë qytetin e Vlorës 800 kontenier të rinjë mbeturinash si dhe 80 në bashkinë e Selenicës, cka do të kontrubuoj në pastërtinë e qytetit.



