Categories Lajme

Kthjellime dhe temperatura deri në 18 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në zonat veriore dhe qendrore. Sipas MeteoAlb, në zonat jugore do të ketë kalime më të pakta vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Një qendër e presionit të lartë atmosferik e vendosur prej disa ditësh në rajoni e Ballkanit do të sjellin në Kosovë në gjatë orëve të para të ditës dominim të kthjellimeve. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat e lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të sjelli në MV mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ku në zonat lindore priten kalime të pakta vranësirash. Në vijim vranësirat e lehta do të përfshijnë të gjithë vendin, por  nuk do të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Evropën Jugore dhe në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore.

Ndërsa Britania e Madhe do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta dhe reshjet e dëborës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME