Categories Lajme

Kthjellime dhe temperatura deri në 32 gradë/ Nryshojnë kushtet e motit gjatë pasdites

Sipas MeteoAlb, vendi ynë, mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore duke sjellë rrebeshe shiu në veri-verilindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do të fryjë me shpejtesi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në veri të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet nën dominimim e motit të kthjellët, ndërsa pasditja do të sjellë vranësira të shpeshta si edhe shira të përkohshëm në zonat kufitare me Shqipërinë.. Orët e mbrëmjes do të sjellin sërish përmirësim të kushteve atmosferik duke ri-sjellë kthjellimet në territorin e MV.

Kontinentit Europian

Në pjesën më të madhe të tij paraqitet nën dominimin e motit te qëndrueshëm ku kthjellimet dhe temperatura e ajrit do të rriten ndjeshëm. Ndërsa me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojne rrebeshe shiu si edhe breshëri, do të jenë ishujt britanikë, pjesërisht Evropa Qendore dhe rajoni i Baltikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME