Categories Lajme

Ku do kandidojë? Rama: Vlorën nuk e lë! Durrësit i kam një borxh

Dy janë opsionet që kreu i qeverisë Edi Rama ka në listën preferenciale për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit. Pyetur nga gazetarja e ABC Esiona Konomi pas përfundimit të mbledhjes me krerët e qarqeve në selinë rozë, Rama u shpreh se Vlorën nuk e lë dot ndërkohë që Durrësit i ka një borxh.

Ndërkohë lidhur me kandidimin në zgjedhje të personave që kanë të shkuar kriminale, Rama u shpreh se është përgjegjësi individuale e tyre dhe në çdo rast ata do përgjigjen para ligjit.

“Është proces dhe sigurisht që lista përfundimtare do të jetë ajo që do çohet për t’u regjistruar në KQZ. Ne kemi ligjin. Zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale. Partitë nuk janë polici. Nuk kemi asnjë mundësi të ngremë sallë aprturash në selitë e partive për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka. Emrat e veçantë janë çështje e procesit që vazhdon dhe në fund do të dalë lista e deputetëve duke u punuar te puna. Është e kotë të merremi me emra të veçantë. Zona ku do kandidoj unë është problemi më i vogël. Por është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME