Categories Lajme

Ku do ruhet dhe si do bëhet vaksina? Tomini në “Log.”: Pas Tiranës, po përgatitet Vlora e Shkodra

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në vendin tonë do të nisë në javën e tretë të muajit janar, ndërsa në stadiumin “Air Albania” cdo gjë është bërë gati. Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” rrëfeu të tjera detaje nga përgatitjet dhe se ku do të magazinohen vaksinat.

“Janë siguruar për rreth 30 mijë doza frigoriferët mbi -70 gradë. Ne jemi në gatishmëri edhe me tre frigoriferët që janë në qendrën e barnave, një në QSUT dhe ISHP që ka dhomat frigoriferike. Megjithatë për Pfizer për 30 mijë dozat janë siguruar frigoriferët -70 gradë. Lotet do të jenë nga 30 mijë doza” tha ajo.

Por për sa kohë  do të injektoheshin 500 mijë vaksinat? “Nëse ne kemi kapacitetin, do të tërheqim 500 mijë doza dhe sipas një kalendari të përcaktuar dhe lista e personave që do të fillojë sipas grupeve të riskut. Fillojmë por për 21 ditë të vjen radha për dozën e dytë dhe ezaurimi hap pas hapi ezaurohen duke eliminuar totalin e vaksinave.

Nëse nga 60 bokset që ka gjithë arena (stadiumi), aktualisht janë 20, për një orë qarkullojnë gati 60 individë, do të punohet për 8-10 orë në ditë. Pas aplikimit qytetari duhet të qëndrojë rreth 30 minuta. Sasia që vjen vjen në bazë të një kalendari”.

Po kush do i bëjë vaksinat? “Stafi është i trajnuar, infermierë, mjekë, vaksinatorë që janë trajnuar gjatë kësaj periudhe. Kemi bërë gati stafin që do të jetë brenda këtij territori”.

Pas Tiranës, Eugena Tomini tha se po bëhen gati ambientet edhe në Vlorë dhe Shkodër. “Po përgatitet Vlora dhe Shkodra. E rëndësishme është të fillojmë vaksinimin në mënyrë të centralizuar më pas pavarësisht nga transporti do të shpërndahen sipas grafikut, Shkodra dhe Vlora në një etapë të dytë. Nëse vaksina hapet brenda disa orëve duhet të ezaurohet.

Në kushtet frigoriferike dhe vendosja në këto dy zona, Shkodër dhe Vlorë, do të jetë një facilitet” tha ajo. “Absolutisht është një nga armët më të forta për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit, do të minimizojë drejt uljes një intensiteti të jashtëzakonshëm të transmetimit. Parashikimet janë që do të krijojmë një imunitet pasiv të popullatës. Do të ulim agresivitetin e sëmundjes dhe komplikacionet, por gjithçka mbetet në pritje të reagimit të individit. Vaksina është një ndërhyrje e fuqishme për ndërprerjen e transmetimit” tha ajo./ db/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME