Categories Lajme

Ku e merr rrogën gazetari i ERTV-së? Çudit deputeti socialist: Punon vullnetar, 8 orë në ditë…

Prej disa ditësh kryeministri Rama ka nisur një fushatë kundër shpifjeve, që kulmoi me publikimin nga AKEP të një liste të portaleve që janë të paregjistruar në QKB, ku mediave iu kërkohet që të deklarojnë NIPT dhe numrin e personave të punësuar brenda 72-orësh.

Po ç’ndodh brenda vetë portaleve dhe mediave qeveritare? Kush i paguan gazetarët e televizionit të Ramës, ERTV-së së famshme, që i shohim çdo ditë në ekran me ‘veprat’ e tyre?

Për shembull sa paguhet gazetari Alteo Hysi, i cili kujdeset që të bëjë pyetjet e duhura në intervistat që realizon me zyrtarët e qeverisë dhe shfaqet në Facebook-un e kryeministrit? Të gjithë menduam se ka një zë për këto shpenzime në buxhetin e kryeministrisë, por jo. Një përgjigje vërtet për tu habitur ka dhënë lidhur me këtë deputeti socialist Fidel Ylli mëngjesin e sotëm përballë gazetarit Flavio Qarri.

Ai thotë se Hysi punon si vullnetar 8 orë në ditë, edhe pse duhet thënë se gazetari ka mbaruar studimet master për marrëdhënie ndërkombëtare, dhe nuk ka ndonjë punësim tjetër të deklaruar.

Qarri: Ku është i deklaruar gazetari, ku e merr rrogën gazetari i ERTV?

Ylli: Është vullnetar, çfarë problemi ka.

Qarri: Vullnetar 8 orë në ditë?

Ylli: Po, 8 orë, 6 orë. Në Facebook mund të dalësh edhe ti live, shkoni verifikoni dhe gjejeni personi kush është./faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME